Busta Rhymes arrestohet pas sherrit në palestër

Busta Rhymes ka përfunduar në pranga mbrëmjen e së mërkurës, pasi ka goditur me shishe në kokë punonjësin e një palestre.Sherri mes palëve ka nisur pasi punonjësi i palestrës nuk ka lejuar kameramanin e reperit ta filmonte atë gjatë kohës që po ushtrohej fizikisht.Ky incident mendohet të ketë ndodhur kur reperi 43-vjeçar ka qënë duke u ushtruar fizikisht në “Steel Gym”.