Bushati: Raporti i OSBE/ODIHR evidenton përparim

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duke folur nga Kryeminstria për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri, tha se “sipas këtij raporti, klima zgjedhore në vend ishte pozitive”.“Raporti evidenton përparimin në procesin zgjedhor në Shqipëri dhe udhërrëfente në të njëjtën kohë hapat që duhet të ndërmerren në vijim”, tha Bushati.“Qeveria shpreh besim dhe mirënjohje për aktorët që kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit, duke mundësuar shënimin e një hapi përpara të vendit tonë në procesin zgjedhor”, shtoi ministri i Jashtëm.