Burri me 24 gra dhe 149 fëmijë shpallet fajtor për poligami

Një gjykatës i Gjykatës Supreme të Kolumbisë Britanike ka dhënë dënime me kusht ndaj dy burrave që i përkasin një sekti Mormon, pasi u shpallën fajtorë për poligami të martën.
Winston Blackmore u shpall fajtor se kishte pasur 24 gra, ndërsa James Oler kishte pesë gra.
Dënimi me kusht për 6 muaj i marrë për Blackmore thotë se ai do qëndrojë në arrest shtëpi por që do të shkojë në punë si edhe do marrë shërbime mjeksore.
Ndërsa Oler është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie.
Të dyja përballen me 12 muaj provë.
Disa nga gratë e dy burrave ishin deri në moshën 15-vjeçare kur u martuan.
Blackmore e ka bërë të qartë se asnjë dënim nuk do ta pengojë atë të praktikojë besimin e tij. Ai është edhe baba i 149 fëmijëve.
Blackmore u urdhërua gjithashtu të kryejë 150 orë punë në shërbim të komunitetit, ndërsa Oler duhet të bëjë 75 orë.
Dhjetra mbështetës të Blackmore ishin në gjykatë dhe disa qanë kur u lexua dënimi.
Dy burrat kanë qenë udhëheqës në Kishën Fundamentaliste të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, një sekt mormon që beson në martesën pluraliste.