Brenda festës së ditëlindjes së Arilena Arës, miqtë e surprizuan në mesnatë

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare, Arilena Ara ka festuar20-vjetorin e ditëlindjes së saj. Miqtë e saj më të ngushtë i kishin organizuar një surprizë për në mesnatë dhe po prisnin ardhjen e këngëtares. E emocionuar, vetë Arilena ka postuar në rrjetet sociale, pamje nga festa e ditëlindjes, duke falenderuar gjithashtu shoqet dhe partnerin për gjestin e bukur.
Arilena Ara është një nga këngëtaret më të sukseshme shqiptare. Arritja e saj e fundit është performanca në në Rusi gjatë finales së ‘Kupës së Botës’.