Brad Pitt përfshihet në një aksident dhe sjellja e tij është për t’u habitur

Të përplasesh me Brad Pitt!

Aktori i famshëm Brad Pitt është përfshirë në një aksident me dy makina të tjera në Los Angeles. Fatmirësisht, nuk ka qenë një përplasje e rëndë, dhe të tre shoferët kanë zgjidhur çdo gjë normalisht. Me siguri kur dy personat e tjerë kanë parë që janë përplasur me Brad, nuk i kanë besuar syve.

Gjithsesi, aktori ka vepruar pas aksidentit si çdo njeri i zakonshëm. Ai ka fotografuar dëmet, dhe shihej gjatë gjithë kohës i interesuar për dy shoferët e tjerë

Në fund pasi janë marrë vesh me njëri-tjetrin, ata janë larguar duke u përshëndetur shumë përzemërsisht. Me siguri ata do të vrapojnë për t’ju treguar miqve të tyre se kanë takuar Brad Pitt, edhe pse jo në rrethana shumë të mira.