Brad Pitt ka një profesion të ri!

Brad Pitt, përveç aktrimit, tani ka edhe një profesion tjetër. Tashmë është CEO i një resorti luksoz në Kroaci. Sipas Esquire.com, aktori amerikan është transferuar në qytetin e vogël të Zablaces në Kroaci, për të ndërtuar një fshat turistik, plani i të cilit parashikon një hotel luksi, një fushë golfi, shumë dyqane dhe restorante me nje kosto rreth 1.5 miliardë dollarë.

Plani “Pitt” parashikon edhe ndërtimin e shkollave dhe klinikave në brendësi të resortit. Nuk është bërë ende e ditur data e fillimit të punimeve, por e sigurt është që fondi zviceran i investimeve TFI Holding ka investuar tashmë 70 milionë dollarë për idenë e aktorit.