“Boomerang” shndërrohet në serial

Filmi i vitit 1992 me Eddie Murphy, “Boomerang” tashmë do të shndërrohet në serial komedi. “The Hollywood Reporter” shkruan se rrjeti amerikan “BET” ka urdhëruar 10 episodet e para, edhe pse nuk ka ende një skenarist apo një grup produksioni.

Seriali komedi do të fokusohet te një biznesmen i suksesshëm dhe joshës me nam, zgjedhjet e të cilit dhe stili i jetës i rikthehen kundër, kur shefi i ri del të jetë pengesa kryesore.

Seriali është i përshtatur në kohët moderne dhe do të eksplorojë dinamikat në vendin e punës.