Bleona nuk u ndahet pozave provokuese

Këngëtarja Bleona Qereti ka kohë që nuk është aktive në tregun muzikor. Ajo është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po vazhdon karrierën e saj ndërkombëtare. Ndërkohë, ajo është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, permes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi, Bleona publikoi një fotografi nudo në rrjetin social Instagram, ku shfaqet e zhveshur, teksa rrinte e shtrirë në divan. Ajo ka ndarë me fansat sërish një fotografi “të nxehtë” në InstaStory, ku shfaqet e zhveshur në vaskë. Me flokë të kapura lart, rruaza rreth qafës dhe shkumë, këngëtarja Qereti dukej edhe më atraktive në imazhin e publikuar.