I bie xhami në makinë, Konte i shpëton për mrekulli aksidentit në parking

Trajneri i Chelsea, italiani Antonio Konte i ka shpëtuar një aksidenti të frikshëm ditën e sotme në parkingun e qendrës stërvitore.

Mediat angleze raportojnë se në kohën kur Konte shkoi për të marrë makinën e tij, një copë xhami është shkëputur nga një godinë dhe ka rënë në pjesën e parmë të makinës së tij.
Copa e xhamit është shkëputur nga pallati pas një ere të fortë dhe ka rënë në makinën e Kontes, kur ai ishte brenda.

Ndërkohë e gjithë kjo skenë e frikshme që për fat të mirë nuk ka pasur dëme është parë nga roja e Kontes, i cili ka mbetur i shokuar nga ajo që pa.

Ndërkohë Antonio Konte është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë disa këshillime nga psikologu, për të kaluar këtë moment.