Beyonce i kthehet aktores: Hiqi duart nga burri im

Ajo që është e Beyonce-s është e saj dhe nuk ka vend për diskutim.

Sipas mikeshës së re të yllit të muzikës, Tiffany Haddish, mamaja e tre fëmijëve nuk u impresionua shumë kur një aktore iu afrua pak më shumë se ç’duhet burrit të saj, reperit Jay Z.

Në një intervistë për ‘Uncensored’, Haddish tregoi me detaje momentin kur pa Beyonce të paralajmëronte një grua gjatë një feste pas koncertit të reperit.

Aktorja e preku Jay Z-në në kraharor dhe Beyonce ia behu me një sjellje sikur po thoshte ‘ku*vë’! Nuk e tha, por sjellja dhe qëndrimi i saj të linin ta kuptoje. Ajo iu afrua dhe i tha, ‘Hiqi duart nga gjoksi i burrit tim’.

Pastaj kishte nisur të thoshte disa gjëra të tjera, por Haddish zgjodhi të mos tregojë më tepër, mbi të gjitha sepse edhe ajo vetë ishte acaruar aq shumë sa donte t’i hidhej sipër gruas që kishte kaluar kufirin.