Beyonce e Jay-Z nisin turin italian në Milano

Beyonce dhe Jay-Z, çifti i famshëm i këngëtarëve në botë, janë rikthyer me një tjetër turne botëror, duke nisur më 6 qershor në Cardiff, me 15 ndalesa në qytetet europiane dhe në 21 në Amerikën e Veriut.
Queen B dhe Jay Z do të ndalojnë edhe në Itali me dy koncerte, sot, më 6 korrik në stadiumin “San Siro” në Milano dhe të dielën më 8 korrik në atë “Olimpico”, në Romë.
Biletat e koncertit të Beyonce e Jay-Z në Milano janë shitur paraprakisht, të prenotuara, deri më 16 mars. Ndërsa shitja për ato të lira nisi më 19 mars, në “www.ticketmaster.it”, “www.ticketone.it“.