Besi e tregon edhe në Maldive që është nga Bubqi

Mund të themi që Besi po e trajton si princeshë Xhensilën, gjatë muajit të tyre të mjaltit. Edhe fruta të freskëta ekzotike të sapokëputura nga pema i sjell. Nëse po pyesni si i gjen, në mes të resortit luksoz, po jua themi. Hipën vetë në pemë. Xhensila, e cila po raporton me saktësi nga muaji i mjaltit, ka postuar sot në Instastory Besin duke hipur në një pemë të lartë me një lehtësi të befasishme. Më pas humoristi ka zbritur, por jo me duart bosh. Nusja e tij e bukur na ka treguar të vjelat.

“Kështu është kur rritesh në Bubq”, shkruan ajo.

E, nuk i lë frutat të ta bëjnë me sy!