Bes Kallaku dhe Xhensila sot janë më të lumturit në botë , vjen në jetë vajza e tyre

Dita e sotme është një ndër ditët më të lumtura për çiftin Kallaku, pasi ka ardhur në jetë vajza e shumëpritur.
Lajmi është bërë i ditur vetëm pak momente më parë ku mësohet se këngëtarja ka sjellë në jetë të voglën e saj në një spital privat dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
Akoma nuk ka asnjë reagim nga çifti ndërkohë fansat mezi presin të mësojnë emrin e vogëlushes që sot ka ardhur në jetë.