Berisha bëhet romantik: “Dita që të lë pa fjalë”

Sot në Ditën e Shën Valentinit, ditën e të dashuruarëve nuk mund të mungonte as urimi i veçantë i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ndan një foto me bashkëshorten e tij, partneren e jetës, zonjën Liri Berisha ndërsa shkruan: “Gëzuar miq Shën Valentinin, ditën që të lë pa fjalë! Sb”.

Sigurisht, në veç pak minuta, pëlqimet për këtë foto po thyejnë rekord në faqen e Berishës.