I BËN TË NJËJTËN DHURATË GRUAS PËR SHËN VALENTIN PËR 40 VITE, KJO PËR NJË ARSYE

Mund ta kesh kaluar Shën Valentinin duke qarë dhe na vjen keq nëse ka ndodhur kështu, por kjo histori emocionuese është me të vërtetë e rrallë.
Ron Kramer, një 77-vjeçar në pension nga New Mexico, i ka bërë dhuratë bashkëshortes të njëjtën kuti çokollatash për Shën Valentin prej 39-vjetësh.
Mesohet se Ron nuk blen të njëjtat çokollata për Donna-n nga i njëjti dyqan, por ai, në të vërtetë, përdor të njëjtën kuti në formë zemre që ajo e ka të preferuar që nga vitet ’70.
Donna, e cila ka mbijetuar pas dy goditjeve të forta të kancerit të gjirit, jeton në ambientet e një qendre sociale që nga viti 2014, kur u diagnostikua me dementia.
Edhe pse jetojnë larg, Ron mbledh çokollatat e preferuara të Donna-s. “Kam bërë një premtim dhe kështu do të jetë deri në fund të jetës sonë”,- tha Ron në një video për mediat lokale. “Kam qenë dhe do të jem me të, nuk do ta lë kurrë.”