Ben Affleck dhe Matt Damon sjellin në ekran një grabitje historike

Ben Affleck dhe Matt Damon do të bashkojnë forcat për adaptimin në ekranin e madh të historisë së vërtetë rreth grabitjes së lojës “McDonald’s Monopoly”. Ben Affleck, Matt Damon dhe Fox fituan të drejtën e një artikulli të shkruar nga Jeff Maysh me titull “How An Ex-Cop Rigged McDonald’s Monopoly Game And Stole Millions”. Affleck do të jetë regjisori ndërsa Damon protagonisti

Historia e vërtetë ka në qendër një ish-polic në Rhode Island, i cili manipuloi lojën “McDonald’s Monopoly” ku pretendohet se ka vjedhur 24 milionë dollarë. Ai i ndau paratë e vjedhura me një grup bashkëpunëtorësh, të përberë nga psikopatë, pronar të Strip Club-eve, trafikantë droge dhe madje edhe një familje Mormone.