Bella Thorne zhvishet plotësisht për revistën “GQ”

Të shohësh Bella Thorne të zhveshur nuk është një gjë e jashtëzakonshme për 16.2 milionë ndjekësit e saj në Instagram por kësaj radhe aktorja dhe këngëtarja e ka përdorur trupin e saj për të bërë një deklaratë.

Ylli i “Famous in Love” do të jetë kopertina e revistës “GQ Mexico”, ku është shfaqur më natyrale se kurrë më parë.

“Unë kërkova që kjo foto të mos përpunohet dhe më lejoni tju them se edhe unë kam gjëra që nuk më pëlqejnë tek trupi im. Kjo është natyrale dhe njerëzore. Ju mund ta shihni këtë foto dhe të mendoni se dukem shumë bukur por siç e dini sa herë që shiheni në pasqyrë, ju nuk mund t’i shihni gjërat që të tjerët shohin”.

ROZE