Bella Hadid na prezanton me trendin e ri të xhinseve

Nëse jeni mërzitur duke veshur të njëjtat modele xhinsesh çdo ditë, Bella i vjen në ndihmë garderobës tuaj me këto xhinse aspak të zakonshme. Modelja ka qënë tepër e zënë kohët e fundit teksa është shfaqur duke sfiluar për markat të ndryshme në Javën e Modës në New York, Londër, Milano dhe tani në Paris. 20 vjeçarja është fotografuar teksa drejtohej në hyrjen e një hoteli në Paris dhe ne nuk mund të linim pa përmendur se këto xhinse janë trendi i të ardhmes. Ato janw pjesw e koleksionit Ksenia Schnaider dhe vlera e tyre arrin në 380 dollarë, por nëse keni pak kreativitet mund t’i krijoni këto xhinse në kushte shtëpie. Mos na thoni që nuk ju thamë pastaj.