Belgjika, forca e tretë e Botërorit

Belgjika ka mposhtur 2-0 Anglinë duke fituar kështu finalen e vogël të Botërorit “Rusi 2018”.

Belgët e dominuan ndeshjen, duke marrë medaljen e bronztë në turneun më të rëndësishëm të futbollit.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Meunier dhe Hazard.

Nesër në orën 17:00 do të luhet finalja e madhe Francë-Kroaci.