Belen Rodriguez, alkool, shpejtësi dhe dashuri…

Belen Rodriguez vetëm pak orë më parë ka çmendur ndjekësit e saj në Instagram duke postuar Story të një mbrëmjeje të çmendur.

Moderatorja e famshme italiane ka kaluar një natë jo të zakonshme duke shëtitur me makinë në qytetin e Milanos deri në orët e para të mëngjesit së bashku me të dashurin e saj, Andrea Iannone.

Çifti i famshëm kanë qenë në një atmosferë të nxehtë ku kanë kënduar, dëgjuar muzikë dhe kanë pirë mojito në makinë madje kanë tejkaluar edhe limitin e shpejtësisë.

Belen e ka shijuar çdo moment të kësaj mbrëmjeje duke i lënë fansat të kuptojnë që po e shijon jetën në maksimum dhe se ndihet më e dashuruar se kurrë.