Bëhuni gati për një projekt të ri nga Stanaj

Albert Stanaj shqiptari suksesi i të cilit po rritet dita ditës në Shtetet e Bashkuara ka një surprizë për fansat e tij.

Projekti i tij i fundit “The Way I Love Her” është pritur shumë pozitivisht nga publiku duke marrë mbi 470 mijë klikime në kanalin e Youtube.

23-vjeçari pak ditë më parë ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij i Instagramit duke na bërë të mendojmë se ai po kurdis diçka, ndoshta një turne koncertesh ose një prurje të re muzikore.

Orë më parë Stanaj ka publikuar dy foto në Instagram në të cilat shkruan: “Diçka shumë e veçantë vjen së shpejti”– duke nënkuptuar kështu se këngëtari është gati për publikimin e projektit të radhës.

Edhe pse ai nuk ka dhënë detaje të tjera mbi këtë prurje, fansat e tij janë shprehur shumë të emocionuar dhe presin me padurim të dëgjojnë vokalin e tij në një këngë të re.