Bebe Rexha niset për në Shqipëri

Në një video që ajo ka publikuar pak minuta më parë në profilin e saj në Instastory, Bebe Rexha zbulon se është duke udhëtuar për në Shqipëri. Bebe në këtë video shihet në një helikopter së bashku me pilotin dhe dy vajza të tjera. Ylli shqiptar nuk ka bërë të ditur arsyen e vizitës në Shqipëri, mirëpo një gjë dihet fansat e saj do të gëzohen tej mase dhe mezi po e presin.