“BBC” shkruan për atletet e Edi Ramës

Në Londër u mbajt Samiti i Ballkanit perëndimor dhe të pranishëm ishin figura mjaft të njohura të politikës në botë. Pjesë e Samitit ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili edhe këtë herë ka treguar pasionin e tij për atletet. I veshur me kostum serioz blu dhe këmishë të bardhë ai edhe këtë herë ka rënë në sy për atletet e bardha.

Në një artikull dedikuar Samitit prestigjiozja britanike, “BBC” shkruan se kjo është një thyerje e hapur e etikës së veshjes.

“Duket se dikush nuk e ka kuptuar kodin e veshjes”,- shkruajnë ata.

Më tej në artikull thuhet se fotoja e të pranishmëve është diçka tradicionale por atletet në rreshtin e parë jo.

“Fotoja e familjes” është një moment tradicional, por atletet sportive në rreshtin e parë nuk janë aq tradicionale. Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që mesa duket e paska shijuar foton”,- shkruhet në artikull