Basha: Vettingu, projekt mafioz

Lulzim Basha i ka akuzuar disa herë diplomatët e huaj për përkrahje të pozicionit Kryeministrit Rama për reformën në drejtësi, por asnjëherë më parë nuk kishte folur si këtë të mërkurë në çadrën e protestës për çështjen e vettingut.
“Edi Rama komploti është zbuluar. Projekti i vettingut është një projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertë të BE-së. Bashkëkomplotistët e t’u janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare”, thotë Basha.
Lulzim Basha nuk përmendi emrat e diplomatëve, por duke e lidhur qëndrimin e opozitës me kanabizimin e vendit, Basha replikoi me raporterin europian për Shqipërinë, i cili ishte kundër krijimit të një qeverie teknike si në Maqedoni.