Basha bën thirrje për protesta kundër qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë thirrje për protesta gjatë një ceremonie që u zhvillua në Postribë të Shkodrës.“I bëj thirrje popullit të ngrihet kundër dyshes Rama-Meta. Rinia të mos qëndrojë duarkryq”, tha kreu i opozitës. “Dyshja Rama-Meta ka bërë aleancë me bandat më të rrezikshme dhe ne nuk duhet ta lejojmer një gjë të tillë”, shtoi Basha.