Askush se kishte vënë re këtë fakt për Bruno Mars

Ne e kemi parë gjithmonë këngëtarin Bruno Mars nëpër videoklipet e tij, ndosha nuk na është dukur kurrë një djalë dy metra, por nuk e kemi vënë ndonjëherë në diskutim gjatësinë e tij. Mirëpo qenkemi gabuar, sepse këngëtari i famshëm në fakt qenka më i shkurtër nga sa mund ta merrnim me mend.
E kjo gjë u vu re në ndarjen e çmimeve “Grammy”. Kur u ngjit të merrte çmimin e tij, autori i hitit “24K Magic” u vu përkrah këngëtares Taylor Swift dhe aty iu zbulua “sekreti”. Sipas shifrave zyrtare, Bruno Mars është 165 centimetra, ndonëse krah Swift, e cila është 178 centimetra, ai dukej akoma më i shkurtër.
Për fat të mirë, e dashura e tij Jessica Kaban është e gjatë 162.5 centimetra duke e bërë kombinimin e tyre perfekt. Gjithsesi gjatësia nuk është aspak problem, nuk është ajo që sjellë talent dhe Bruna Mars vërtetoi të ishte i jashtëzakonshëm duke dominuar në çmimet “Grammy”. Ai fitoi të 6-të çmimet në kategoritë ku ishte nominuar duke rrëmbyer edhe tre çmimet më të mëdha të mbrëmjes: Record of the Year for ’24K Magic’, Song of the Year for ‘That’s What I Like’ dhe Album of the Year for 24K Magic.