Arsyeja e vërtetë pse kanaçja e Coca-Cola është në ngjyrë të kuqe

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten pse kanaçet e Coca-Cola janë të kuqe, kurioziteti juaj mer fund këtu. Ngjyra e kuqe nuk ka të bëjë aspak me veshjen e babagjyshit dhe sigurisht nuk është as një zgjedhje rastësore. Ideja lindi në 1890, kur të gjitha pijet transportoheshin nëpërmjet fuçive e ndërsa vetëm pijet alkoolike taksoheshin. Për të dalluar se pija nuk ishte alkolike, prodhuesit e Coca-Cola menduan t’i lyenin fuçitë në ngjyrë të kuqe, kështu ato nuk do të ngatërroheshin me pijet alkolike dhe të taksoheshin si to. Që prej asaj kohe, e kuqja mbeti ngjyra zyrtare e logos Coca-Cola. Ndërkohë për kuriozitetin tuaj një kanaçe kola përmban 46g, ndërsa sasia e rekomanduar është 30g në ditë.