Arrestohet pronari sirian i fabrikës së tapeteve, i vuri zjarrin të merrte siguracionin

Djegia e fabrikës së tapeteve, arrestohet siriani për mashtrim me siguracionet Gati 4 muaj pasi një fabrikë tapetesh u dogj në autostradën Tiranë-Durrës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe me vendim të Gjykatës së Tiranës ka arrestuar pronarin e saj, sirianin Raghed Hajjazi. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se, zjarri në këtë fabrikë ka qenë i qëllimshëm, i vendosur nga vetë pronari, me qëllimin për të përfituar nga siguracioni një vlerë prej 1.2 milionë eurosh. Tashmë mbi Hajjazin, Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e “mashtrimit” me siguracionet, me pasoja të rënda.