Armina na zbulon sekretin e fytyrës që nuk ia kishim parë kurrë deri tani

Me aq foto sa publikon, ishim të sigurt që e njihnim mirë fytyrën e blogeres shqiptare, por ja që gaboheshim. Sot, Armina Mevlani ka postuar një foto nga plazhi. Nuk është hera e parë që ajo shfaqet pa grim, por mesa duket këtë herë ka vendosur të shfaqet pa asnjë filtër dhe këtu del në pah një karakteristikë shumë e bukur dhe e paimitueshme e fytyrës së saj.

Disa quka mbi hundë! Dihet sa të veçanta janë ato dhe sa të kërkuara në fytyrat e modeleve dhe Armina, sikur mos të ishin mjaft gjithë asetet e tjera, e paska edhe këtë karakteristikë paksa fëminore që u jep shumë bukuri fytyrave.

Mesa duket dielli i ka bërë edhe më të dukshme dhe Armina ka vendosur mos t’i fshehë! Nuk ka pamje më verore sesa kaq!