Armand Duka fiton garën ndaj Finos, rikonfirmohet në krye të FSHF

Armand Duka është rizgjedhur për herë të pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit pas votimit të mbajtur në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore.
Në raundin e parë të votimit, asnjëri nga 3 kandidatët nuk mundi të merrte 2/3 e votave, Armand Duka në votimin e dytë ka siguruar mbi 50% të votave duke siguruar edhe mandatin e tij të pestë.
Armand Duka ka marrë 38 vota në raundin e dytë, ndërsa rivali i tij Bashkim Fino ka marrë 24 vota, ndërsa 3 të tjera rezultuan të pavlefshme.
“Jam i lumtur për mbështetjen që më keni dhënë”, u shpreh Duka në fjalimin e tij të falenderimit.