Apple vjen me surpriza: iPhone 7 dhe 7 plus në ngjyrë të kuqe

Gjiganti i teknologjisë, Apple ka shtuar një mori pajisjesh të reja në aplikacionet e tij online të shitjes. Kjo vjen pasi u raportua se pati një rënie të befasueshme të shitjes së produkteve.

Por kësaj radhe, pajisjet më të reja teknologjike përfshijnë një iPhone 7 dhe iPhone 7 plus, që të dy në një ngjyrë mjaft të bukur dhe shumë të dashur për të gjithë.

Për vetëm një shumë prej 700 eurosh, Apple do të ofrojë një iPhone 7 me ngjyrë të kuqe të zjarrtë, që pritet të jetë linja më e re e gjigantit Apple. Të ardhurat që do të vijnë nga shitjet e iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të shkojnë për programet e fondacionit të Global për HIV / AIDS.

Ky telefon do të jetë në dispozicion në modele 128GB dhe 256GB. Surpriza ka gjasa të vijë këtë vit (ndoshta në shtator), duke u dhënë larmishmëri ngjyrave tradicionale.

Sa i takon surprizës së dytë, bëhet fjalë për produktin iPad. Tabletët e këtij viti do të kenë një ekran 9.7 polësh, pak më të hollë se iPad 2 dhe me një çmim shumë herë më të ulët se iPad Air.