Apple me iPhone 5 inç me sistem vertikal kamerash

Apple mund të prezantojë një model 5 inç të iPhone i cili karakterizohet nga një sistem unik vertikal kamerash të dyfishta krahas modeleve 4.7 dhe 5.5 inç. Ky informacion vjen nga një blog japonez, Mac Okatara, dhe thotë se ky variant do të shërbejë si një alternativë e mesme për linjën e 2017-tës.

Në fillim të këtij muaji, Mac Okatara raportoi se iPhone 7S dhe 7S Plus do të ruajnë konstruktin dhe dizanin prej alumini të iPhone 7 duke mos përjashtuar mundësinë e një iPhone në ngjyrë të kuqe.

Por janë të shumta raportimet të cilat spekulojnë për tre modele të iPhone në 2017-tën ku dy prej të cilëve do të kenë ekran LCD dhe një model premium ekran OLED.

Lajmi më i fundit i Mac Okatara konfirmon raportin e Nikkei cili tha se një model 5 inç do të mbërrinte në 2017-tën. Ming Chi Kuo i KGI Securities gjithashtu ka thënë se modelet e 2017-tës mund të kenë një pjesë të pasme prej xhami për të mbështetur karikimin wireless.

Ndërsa Mac Okatara ka qenë blogu i parë që ka raportuar zëvendësimin e kufjeve 3.5 mm të iPhone 7-tës, raportimet e kaluara nuk kanë qenë perfekte. Në Nëntor blogu thoshte se një iPhone 7 dhe 7 Plus në ngjyrë të bardhë do të mbërrinte së shpejti.apple-werkt-iphone-7s-met-5-inch-scherm-en-verticale-cameras