Anulohet projekti i Ledri Vulës, arsyeja?

Ledri Vula kishte lajmëruar se së shpejti do të publikonte projektin e ri muzikor, në bashkëpunim me Vig Poppa. Pritej që të vinte dje në orën 1 të pasdites, por Vig Poppa tregoi se nuk do të ketë dicka të re për publikun. “Për shkak të disa problemeve nuk del klipi me Ledrin. M’falni për pritjen. Së shpejti këngë të reja…stay tuned,” – shkruajti ai në llogarinë personale në Instagram. Nuk dihet nëse ka ndodhur ndonjë problem teknik dhe do shtyhej publikimi i këngës, apo bëhet fjalë për zënkë mes dyshs që coi në këtë pikë.

A post shared by Vigan Bardhi (@vigpoppa) on