Angelina Jolie shpallet për herë të tretë gruaja më e admiruar në botë

Angelina Jolie shpallet për herë të tretë gruaja më e admiruar në botë Kompania e njohur angleze “Yougov” në një sondazh të kryer pak ditë më parë ka shpallur aktoren 43-vjecare Angelina Jolie si gruan më të admiruar në botë. Diva e kinemasë amerikane e kryeson prej vitit 2015 këtë sondazh në 34 vende, ndërsa në ShBA arriti të marrë shumë pak vota, duke mos u klasifikuar as në 20-shen e parë. Jolie la pas në këtë klasifikim ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, ndërsa në vendin tretë u rendit Oprah Winfrey. Ndërsa tek meshkujt, renditjen e më të admiruarve e kryesoi themeluesi i ‘Microsoft’ miliarderi, Bill Gates.