Ambasada ruse jep alarmin: Një grup ekstremist nga Kosova dhe Maqedonia po na vëzhgon

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar.
Burime diplomatike bëjnë të ditur se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia.
Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike.
Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive.