Amazon redukton tarifat

Amazon do të ofrojë ulje në shërbimin e saj të abonimit Prime për amerikanët që marrin ndihmë financiare nga qeveria. Në vend të një tarife mujore prej 10.99 dollarësh, ata që kualifikohen për normën e zbritur do të paguajnë 5.99 dollarë.

Kushdo që merr pagesa të mirëqenies ose ndihmë ushqimore, do të jetë në gjendje të përdorë shërbimin në normën e reduktuar.

Amazon Prime u ofron përdoruesve falas disa produkte dhe u mundëson atyre qasje në shërbimet e transmetimit Video të Amazon.

triplemedia.al