Allegri dhe Ambra “kapen mat” nga paparacët

Historia e dashurisë mes trajnerit më të paguar në Itali, që drejton kampionët e Seria A, Massimiliano Allegri, dhe Ambra Angiolini, vazhdon të përbëjë shumë interes në mjediset sportive të fqinjit tonë të përtej Adriatikut.
Çifti ishte objekt i paparacëve të “Chi” nëpër rrugët e Milanos, ku të dy ishin të veshur me të bardha shkruan “Telesport”.
Martesa në horizont? Sipas “Chi”, po. Së bashku me trajnerin e Juventusit dhe aktoren, në një restorant vegan kanë qenë edhe fëmijët e tyre: Valentina e bukur, me partnerin e ri (Piero Barone de il Volo) dhe vajza më e madhe, Jolanda.