Alban Skënderaj, Dj Olti dhe Lyrical Son bashkojnë fuqitë për projektin e ri muzikor

Dj Olti është i njohur për disa bashkëpunime muzikore me artistë shqiptar dhe të huaj por së fundmi ai ka vendosur të vijë në një bashkëpunim me Alban Skënderaj, të cilin e menaxhon si edhe me Lyrical Son.

Sikurse edhe në projektet e tij të mëparshme, Dj Olti ka vendosur të vijë përsëri ritmik në produksionin e tij të fundit por e veçanta e tij qëndron në kthimin pas në kohë, duke risjellë në qendër të vëmendjes muzikën e viteve 90′.

“93” do të titullohet prurja më e re e treshes së talentuar, e cila është planifikuar të publikohet gjatë fundjavës.

Kjo këngë do vijë e shoqëruar me një “video lyric”, e cila do të jetë argëtuese ashtu siç edhe vetë kënga mendohet të jetë.