Aktorja shqiptare, pjesë e një seriali të njohur amerikan

Ndonëse në Shqipëri dimë pak për të, Masiela Lusha është një emër i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktorja prej vitesh tashmë është bërë pjesë e kinematografisë hollivudiane, herë si shkrimtare, e herë të tjera si aktore.

Deri tani, eksperiencat e saj më të spikatura janë shfaqja në serialin e Disney-t, “Lizzie McGuire”, ku ka interpretuar përkrah Hilary Duff, apo roli në serialin policesk “Law & Order”, ku është shfaqur përkrah aktorëve të njohur Chris Noth, Courtney B Vance dhe Kathryn Erbe. Megjithatë, së fundi një tjetër përvojë e rëndësishme vjen për Masiela Lushajn. Ajo do të jetë pjesë e një seriali të njohur televiziv në Shtetet e Bashkuara.

Aktorja, do të shfaqet në serialin “Lopez”, me regji të Todd Biermann. Vetë ajo ka publikuar kopjen e saj të skenarit, ku shihet se bëhet fjalë për episodin 204, e po ashtu edhe video gjatë punës me George Lopez dhe partneren e tij. Ndoshta do të nevojitet kohë deri në përfundimin e xhirimeve dhe shfaqjen e tyre në ekran, por për të mbështetur një shqiptare të suksesshme ia vlen pritja…

Masiela Lusha ka lindur në Tiranë dhe ka emigruar në Amerikë kur ishte vetëm 7-vjeç. Takimin e parë me artin e ka pasur në Viennë, ku e nisi si balerinë, për t’u fokusuar më pas tek kinemaja. Aktualisht aktorja është 31- vjeç dhe njihet jo vetëm si shkrimtare, aktore dhe producente, por edhe si një humanitare e madhe.