Aktorja e njohur pranon hapur se është biseksuale

Aktorja Shannon Purser, e njohur për rolin e Barb në serinë Stranger Things, dhe të Ethel në serinë tjetër Riverdale, ka zbuluar që është biseksuale.

Purser foli për seksualitetin e saj në Twitter, pasi që disa fansa janë ankuar për puthjen e dy personazheve femra në filmin Riverdale.

Në një deklaratë të saj të postuar në Twitter, ajo tregoi që së fundi i kishte treguar familjes dhe miqve të saj që është biseksuale, dhe se është diçka që ende është duke e proceduar, dhe duke tentuar që ta kuptojë.

Ajo shtoi se është e re në komunitetin LGBT dhe se nuk kishte tentaur ta tëhuajsojë askënd me veprimet e saj.