Aktorja e hedh në gjyq për shpifje, revista gjobitet me një shumë marramendëse

Aktorja e famshme Rebel Wilson ka fituar 3.6 milionë dollarë, dëmshpërblimi më i madh në Australi për një akuzë shpifje, kundër revistës Bauer Media.

Wilson me sukses argumentoi se një seri artikujsh të revistës e kishin portretizuar si një gënjeshtare duke pretenduar se artikujt e publikuar i rrezikonin karrierën e saj në Hollywood. Por Bauer Media e ka mohuar gjithmonë se kishin shpifur.

“Rasti shpifjes ishte i papreçedent për shkak të arritjes së saj ndërkombëtare. Reputacioni i Wilson si një aktore e ndershme u dëmtua në mbarë botën,”-tha prokurori John Dixon.

Aktorja e Bridesmaids dhe Pitch Perfect nuk ishte në gjykatë por me anë të një postimi në Twitter shkruan se gjykatësi kishte parnuar se kishte një reputacion të lartë dhe dëmi që i shkaktoi revista ishte i konsiderueshëm.