Aktori tregon se nuk ka kaluar kurrë më shumë se 2 javë larg gruas së tij

Ata janë një nga çiftet më të rralë në botën e biznesit, të cilët janë të lumtur në martsën e tyre 21-vjeçare.

Hugh Jackman ka vërtetuar se dashuria e tij për bashkëshorten Deborra Lee Furnes është më e fortë se kurrë gjatë një intervistë të dhënë ditën e mërkurë.

Aktori 58-vjeçar ka thënë se partnerja e tij, producentja 61-vjeçare është gruaja më e mirë në botë dhe se pavarësisht axhendave shumë të zëna, ata nuk kanë kaluar kurrë më shumë se dy javë larg njëri-tjetrit.

“Jam martuar me femrën më të mirë në botë. Ajo është e mrekullueshme. Ne jemi miq dhe ndajmë çdo gjë së bashku. Ajo është shumë e zgjuar”.