Aktori shqiptar përkrah Jennifer Lopez në filmin komedi

Pas suksesit që korri në klipin e J Balvin, aktori shqiptar Marko Caka nuk po ndalet.

Ai së fundmi do të jetë pjesë e filmit komedi “Second Act”, film ky i cili ka bërë bashkë disa yje botërore e ndër to edhe këngëtaren e aktoren e famshme Jennifer Lopez.

Marko Caka, ndau disa detaje mjaft interesante për KultPlus, në lidhje me këtë rol, ku do të ndajë sheshxhirimin me JLo.

“JLo, luan rolin e Maya’s një menaxhere e një supermarketit. Unë jam në skenat e xhirimeve me pjesëtarët e familjes ku ajo shfaqet me prezantimin e produkteve të kompanisë, por që, rrëfen të vërtetën e historisë së jetës së saj”, ka thënë Marko.

Kjo komedi është prodhim i STX Production dhe do të dalë në vitin 2018.