Aktori i njohur godet me shuplakë gazetarin

Aktori i njohur i telenovelave meksikane, Eduardo Yanez, është bërë pjesë e një skandali gjatë një intervite live.

Aktori meksikan ka goditur mbrëmjen e kaluar me shuplakë një gazetar teksa ky i fundit po e pyeste për aksidentin e të birit.

Gazetari: “Pse djali juaj pasi përplasi makinën kërkoi para online dhe nuk kërkoi ndihmën tuaj?”

Aktori: “Nëse je kaq i shqetësuar për djalin tim, dërgoja ti paratë dhe fol me të”

Gazetari: “Kjo është puna ime”

Aktori: “Gjepura, kështu thoni gjithmonë për t’i bërë njerëzit të dëgjojnë gjëra që atyre s’u interesojnë fare.”

Ka mjaftuar një insistim i gazetarit dhe Yanez e ka goditur me shuplakë siç shihet dhe në video. Edhe pse aktori ka kërkuar falje në rrjetet sociale duke u shprehur se ndihet keq për veprimin, por jeta e tij nuk është në shitje, sërish ai do të përballet në gjyq ndaj gazetarit.