Aktori i kinemasë befason: Dua të vdes me qenin, e urrej këtë epokë

Një ndër aktorët e njohur të kinemasë franceze, Alain Delon ka bërë një deklaratë që ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij.

Ai tha se është aq i lodhur nga kjo botë dhe do donte të largohej së bashku me qenin e tij.

“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë. Më vjen për të vjellë. a njerëz që urrej. E gjitha është falsitet. Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën. E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pa keqardhje,” – tha ai.

Rreth femrave në jetën e tij, ai tha që ka candidate por asnjëra nuk ia vlen për ti dhënë fund jetës krah saj.

“Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund”, tha 82-vjeçari, duke shprehur dëshirën të vdiste bashkë me qenin e vet.