Aktori, drejt altarit për herë të tretë

Aktori i “Thor” dhe “Pacific Rim” zgjodhi një kinema në Londër për t’u gjunjëzuar para të dashurës së tij, Sabrina Dhowre , duke i propozuar të martohej me të.

Idris Elba është një njeri shumë romantik, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Gjesti i tij, duke u gjunjëzuar në skenë të një kinemaje në Londër për të kërkuar të dashurën e tij Sabrina Dhowre të martohej me të, është publikuar në të gjitha mediat sociale, pasi të pranishëm gjatë propozimit të tij ishin mijëra njerëz.

Në martesën e tij të tretë, aktori britanik ka zgjedhur shfaqjen e filmit “Yardie”, filmi i parë që ka drejtuar, për të festuar këtë moment veçanërisht të lumtur për të.