Aktorët që refuzuan të ishin pjesë e filmit La La Land

Për aktoren Emma Stone, aktorin Ryan Gosling dhe regjisorin Damien Chazelle, filmi La La Land është një ëndërr e kthyer në realitet, duke marrë shtatë cmime Golden Globe dhe 14-të nominime për Oscar.Ndërsa tani, dy aktorët që i refuzuan rolet kryesore të këtij filmi Emma Watson dhe Miles Teller, po e mallkojnë veten që nuk nënshkruan kontratat për të luajtur në këtë film, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.Sipas revistave amerikane, ata duhet ta fajësojnë veten e tyre për këtë gjë. Thuhet se Watson kishte kërkesa të çmendura nga ekipi i filmit dhe kishte kërkuar që provat t’i mbante në Londër.Ndërsa stafi i filmit kishte bërë pothuajse të pamundurën që ta kishte aktoren në rolin kryesor, mirëpo ajo kishte thënë se thjesht nuk ndjehej e duhura për këtë rol.Kurse aktori Teller kishte kërkuar 6-të milionë dollarë për këtë film, e i ishin ofruar vetëm 4 milionë.

auto_miles-teller11485856013