Aksioni i policisë dhe momenti kur i dyshuari bëhet shoshë me 45 plumba

Zyra e prokurorit të kontesë ka publikuar pamjet e kamerës së policisë të një ndjekjeje dhe të shkëmbimit të zjarrit që rezultoi me vdekje të të dyshuarit. Pas ndjekjes nga policia, një i dyshuar doli nga makina dhe filloi të gjuaj në drejtim të oficerëve, ndërsa policia përgjigjet me zjarr duke e goditur atë me 45 plumba. Më parë këtë muaj, Gjykata e Lartë në New Jersey vendosi që pamjet e goditjeve fatale që përfshinin policinë duhet të publikohen si çështje me interes publik. Kjo bëri që të bëhet publike videoja e marsit të vitit 2014, ku policët e Atlantic City vranë 27 vjeçarin Antoquan Watson.