Aksidenti në autostradë shkakton trafik kilometrik, bllokohet edhe ambulanca

Një aksident i rëndë është shënuar sot në mesditë në vendin e njohur si Kodra e Kasharit, ku një automjet tip BMW x6, ngjyrë e bardhë, është rrotulluar disa herë dhe ka përfunduar në krahun e kundër të kalimit. Kjo ka sjellë bllokim të trafikut, duke bërë që vargu i makinave të arrijë në rradhë kilometrike. Policia është në vendngjarje për të zbardhur rethanat e aksidentit, ndërsa autoambulanca është e bllokuar në trafik, duke e patur të pamundur të shkojë për të dhënë ndihmën e nevojshme. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo të lënduar.