Aksident në rrugën “Stefan Shundi”, motorri përplas automjetin

Një aksident i rëndë ka tronditur sot rrugët e kryeqytetit kur një motorr ka goditur një automjet në lëvizje në rrugën “Stefan Shundi” që lidh Mëzezin me Kasharin. Kjo ka bërë që lëvizja të paralizohet për pak minuta në këtë aks derisa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Cityradio.al sjell foto ekskluzive nga vnedngjarja. Nuk dihet ende fati i drejtuesit të motorrit apo shëndeti i të aksidentuarve të tjerë.